Fitorja ne sekonden e fundit ndaj Lazios me golin e Dibales dhe humbja 2-4 e Napolit ndaj Romes, i japin nje shtyse te madhe ne kampionat. Tashme Zonja e Vjeter eshte 1 pike larg Napolit kryesues por ka nje ndeshje me pak; ate me Atalanten qe do te zhvillohet ne 14 mars sfide ku do te kerkoje te beje parakalimin ndaj skuadres se Sarrit.
Por Juventusi ka nje problem te madh qe quhet Champions League. Bardhezinjte te merkuren do te luajne ndeshjen e kthimit me Totenhemin ne Londer dhe skuadres kampione te Italise do t’i duhet te beje lojen perfekte.
Ne kete pike Alegrit do te duhet te beje llogarite me gjendjen e Higuain dhe Benatiase me kete te fundit qe shfaqi probleme fizike me sfiden e Olimpicos. Riaftesimi i Higuain vazhdon, por nuk ka shume optimizem per pr anine e tij ne sfiden e Wembleyt. Ndersa ne rastin e Benatiase, gjendja e tij do te verifikohet ne ditet e ardhshme. Vlen te theksohet se sfida e pare mes Juventusit e Totenhemit e zhvilluar ne Allianz Stadium ka perfunduar me barazimin 2-2.
Sfidanti.al