Ky portier i ri italian, gjatë të gjithë kësaj vere, ishte lajmi kryesor në Apenine, për shkak të kontratës së tij të re me Milanin, duke u shndërruar në një sapunadë verore të vërtetë. I këshilluar nga menaxheri kontravers, Mino Raiola, Donaruma, fillimisht, e kundërshtoi ofertën e Miulanit për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke i tërbuar krerët e klubit milanez, si edhe tifozët që filluan ta quanin atë “tradhtar”, por, sidoqoftë, në fund, ai e vazhdoi “besnikërinë” ndaj klubit.
Por, megjithëse Donaruma e nënshkroi kontratën e re, kjo nuk do të thotë se Milani e ka blinduar asin e ri. Kontrata e Donarumës është katërvjeçare, ndërkohë që klauzola e blerjes së tij është 70 milionë euro, një shifër “modeste”, po të kihen parasysh standardet e sotëm. Sidoqoftë, Donaruma betohet se do t’i qëndrojë lojal Milanit:
“Mendoj se unë mora vendimin e duhur që kundërshtova Realin e Madridit dhe qëndrova te Milani, sepse, kështu, konsideroj se mora vendimin më të mirë. Milani është shtëpia ime. Kurrë nuk do të shkoja te Juventusi”, deklaroi Donaruma.
Sfidanti.al