Shaka e hidhur e Marsejës në kurriz të PSZH-së, por përgjigja ishte edhe më e hidhur!

Konflikti në relacionin Kavani-Nejmar u bë megapopullor në botën e futbollit, kështu që një nga rivalët kryesorë të PSZH-së në Francë, Olimpiku i Marsejës, shfrytëzoi rastin për t’u talluar me klubin parisien. Në rrjetet sociale u shfaq një pamje të dy lojtarëve të Marsejës me shënimin poshtë: “Përplasje në Marsejë”, “Gjuaje, ti, penalltinë”, “Jo, gjuaje, ti”, “Jo, ti, jo, unë!”.

Por nuk vonoi përgjigja nga PSZH-ja, po përmes rrjeteve sociale, madje, edhe më përqeshëse: “A keni parë, ndonjëherë, ndonjë futboillist të Marsejës në zonën e rreptësisë së kundërshtarit? Asnjëherë! Atëherë, si do të mund ta fitojnë ata penalltinë që ta gjuajnë?”.

Sfidanti.al