Martina Hingis, ish-raketa nr.1 e botës, në një intervistë në rrjetin televiziv CNN, zbuloi se ajo ishte “mësuesja” që e kishte mësuar Rozhe Federerin sesi t’i fitonte trofetë. Në fakt, Hingisi, atëkohë, megjithëse ishte vetëm 17 vjeçe, i mposhtte të gjitha kundërshtaret e veta, ndërsa, deri në në moshën 19-vjeçare, ajo kishte arritur që të fitonte pesë tituj Grand Slem, duke u tërhequr nga fusha e tenisit pa mbushur 23 vjeçe.
“Nuk e fsheh, jam e hapur, sa i përket kësaj çështjeje. Unë, gjatë të gjithë kohës, e kam mësuar Rozhen sesi duhet të fitohej trofeu i parë. Kjo ndodhi në Sidnej. Ne kishin momente të përbashkët, ishim të lumtur dhe e ndanim bashkë atë”, vuri në dukje Martina.
Federeri, atëkohë, më 2001, bashkë me Hingisin, fitoi trofeun e parë në turneun e Kupës Hofman.
Sfidanti.al