Bufonin do ta shohim ende gjatë mes shtyllave të portës

Legjenda e Juventusit, Xhanluixhi Bufon, ende nuk ka ndërmend që të dalë në pension. Megithëse është 39 vjeç, ai ende po e mbron shkëlqyeshëm portën e ekipit të njohur torinez dhe nuk ka në plan që të largohet, tani për tani, nga porta e tij. Trajneri i këtij portieri të famshëm, Silvano Martina, zbuloi se “Bufonin ende, një kohë të gjatë, do ta shohim mes shtyllave të portës. Ai synon që të luajë në portë në kampionatin botëror të Rusisë, më 2018.

Duke e njohur karakterin e tij dhe duke pasur parasysh formën e dashurinë e madhe që ai ka për futbollin, ka shumë mundësi që ai të vazhdojë të luajë edhe pas Botërorit të ardhshëm”, vuri në dukje Martina, duke shtuar se ai nuk beson se Donaruma do të vijë tek Juventusi. “Nuk është e lëhtë që t’i marrësh lojtarë ekipeve të tillë, si Milani. Të gjithë po flasin për largimin e tij, por Donaruma dëshiron që të qëndrojë me atë ekip që do. Gjitçka mund të ndodhë, por unë mendoj se ai do të qëndrojë te Milani”, tha Martina. Bufoni ka ardhur tek Juventusi më 1999 nga Parma.

Sfidanti.al