Problemet e mëdha të Lesterit: shpërbërja e kampionit të Anglisë

Ekipi kampion aktual i Anglisë, Lester, gjatë këtij sezoni të Premier Ligës, po lufton për mbijetesë, ndërkohë që, sezonin e kaluar, arriti që, me Klaudio Ranierin në krye, të bëjë një çudi të madhe, duke arritur, për herë të parë në historinë e tij, te titulli i kampionit të vendit, ndërkohë që, këtë sezon, ky ekip po luan shumë keq ndodhet vetëm 2 pikë larg zonës, nga e cila bihet në divizionin e mëposhtëm. Për këtë arsye, askush në këtë klub nuk e ndjen veten mirë dhe këtë gjë e pranoi edhe Deni Simpsoni.

“Ne po shpërbëhemi. Të gjithë në dhomën e zhveshjes e ndjejnë këtë. E kemi të vështirë, por ne të gjithë po përpiqemi që t’i ndryshojmë gjërat në klub. Kemi edhe mbështetjen e madhe të tifozëve”, thotë ai. Në ndeshjen e ardhshme, Lesteri do të ketë përballë Mançester Junajtidin dhe vështirë se ai do të mundë të fitojë ndonjë pikë nga kjo ndeshje., Lesteri, momentalisht, ndodhet në vfendin e 16-të me 21 pikë, ndërsa ekipi ka pësuar tri humbje radhazi.   

Sfidanti.al