Selta “macja e zezë” e Realit bën proçkën e radhës..

Selta Vigo është një nga ekipet kundërshtar më të vështirë të Realit të Madridit gjatë viteve të fundit. Ka ndodhur shpesh që Selta i ka mundur “mbretërorët”. Lojtarët e saj luajnë, gjithnjë, të motivuar kundër Realit dhe, së fundmi, arritën që ta nxjerrin atë jashtë konkurrimit në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Këtë të diel, të dy ekipet do të luajnë, përsëri, mes tyre. Reali do të shkojë si vizitor që të luajë me Seltën dhe trajneri i kësaj të fundit paralajmëroi diçka interesante para kësaj ndeshjeje. Ai vendosi që t’i lejë pushim lojtarët e vet kryesorë që, të mërkurën e ardhshme, t’i këtë ata të freskët në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Alaveshin.

Selta nuk arriti që të fitoi në ndeshjen e parë, pasi ndeshja përfundoi 0-0. Kjo është arsyeja kryesore se përse ne nuk do të mund t’i shohim disa lojtarë kryesorë të saj në ndeshjen kundër Realit dhe, kështu, këtë veprim të tij do të mund ta shfrytëzojë shumë mirë Reali. Selta, momentalisht, ndodhet në vendin e 8-të në Primera, ndërsa Reali është në krye të tabelës me 46 pikë, katër më shumë se Barcelona dhe me një ndeshje më pak.

Sfidanti.al