Viliani i urtë, potencon avantazhin e madh të Kontes ndaj Murinjos

 Braziliani Vilian është një nga futbollistët e rrallë që atë që kanë për ta thënë, e thonë në fushën e lojës. Kjo është arsyeja se përse ky futbollist fenomenal, rrallë herë, vendoset në qendër të vëmendjes së opinionit publik të gazetave ose të tabloideve anglezë. Viliani i qetë, me një urtësi karakterisitike, u shmanget me mjeshtëri deklaratave publike që mund të tërheqin vëmendjen e opinionit drejt personit të tij, por, sidoqoftë, edhe ky futbollist i Celsit e ndërpret, herë pas here, “kodin e heshtjes” dhe, kështu bëri, dje, një deklaratë, duke bërë krahasim mes trajnerëve të tij, të tanishëm dhe të mëparshëm, Antonio Konte dhe Zhoze Murinjo. Megjithëse, ai u përpoq që të fliste me një respekt të madh për trajnerin aktual të Mançester Junajtidit, Viliani, megjithatë, vuri në dukje se përse është më i mirë trajneri aktual i tij, Konte, sesa specialist portugez, Murinjo.

“Antonio Konte, vazhdimizht, punon me shumë këmbëngulje me neve. Ai nuk na përgatit, në mënyrë të veçantë dhe me saktësi, për çdo ndeshje, në varësi të ekipit kundërshtar, me të cilin ne do të luajmë. Sidoqoftë, për çdo ndeshje ne kemi një plan të saktë sesi duhet ta zhvillojmë lojën. Ai ka metoda krejt të ndryshme nga ato të Murinjos dhe, po ashtu, edhe një filosofi plotësisht të kundërt për futbollin. Ai është një motivues shumë më i madh sesa Zhozeja. Do të doja të shtoja se Murinjo është një trajner i tmerrshëm në kuptimin e mirë të fjalës. Ai ka fituar kaq shumë trofe me Celsin, por duhet të them se Konte po vazhdon punën e mirë në këtë klub”, vuri në dukje Viliani.

Sfidanti.al