Gazeta portugeze me tirazhin më të madh, “Rekord”, shkruan se Kristiano Ronaldo ka marrë vendimin defintiv që të largohet nga Reali i Madridit. Në fakt, ky futbollist portugez që është një nga më të mirët në historinë e futbollit botëror, mbas ndeshjes finale të Champions-it mes Realit dhe Liverpulit, paralajmëroi se do të largohej këtë verë nga klubi “mbretëror” dhe se ky vendim ishte përfundimtar.
Arsyeja e largimit të Ronaldos Reali, sikurse thuhet, ka lidhje me premtimin e pambajtur të presidentit të klubit madridas, Florentino Perez, që t’ia rriste rrogën futbollistit portugez aq sa donte ky i fundit (50 milionë euro nbë vit). Sidoqoftë, PSZH-ja dhe Mançester Junajtidi po e ndjekin nga shumë afër situatën rreth Kristiano Ronaldos.
Sfidanti.al