E keni me të vërtetë, Rusia organizatore e Boterorit do të mbetet e fundit

Mikpritësit e Botërorit që po bëhet gati, Rusia është skuadra më e dobët dhe më e keqja e ranguar në FIFA nga 32 skuadrat që garojnë në Rusia 2018 që po afron.

Rusia ishte para Arabisë Saudite në muajin maj kur FIFA bëri renditjen e Kombëtarëve, por ata kanë rënë 4 vende më poshtë, saktësisht në vendin e 70 në renditjen e sotme.

Nga skuadrat e tjera, Anglia sot ka lëvizur një vend, në të 12 ku ka afër Danimarkën.

Tre Luanët e Gareth Southgate pritet që të përballën me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë në Grupin G. Belgjika është e treta, Tunezia e 21’ta kurse Panamaja e 55’ta.

Kampionët në fuqi të Botës, Gjermania janë të parët në listë bashkë me pesë herë fituesin Brazilin, kurse Portugalia dhe Argjentina e kompletojnë top 5-shen e parë.