Real Madrid e ka kontaktuar Antonio Konten, por ai i ka refuzuar ata duke thënë se ka për qëllim që ta respektojë kontratën e tij me Çelsin.
Sipas Sky Sport Italia, thashethemet se Konte do t’i drejtojë Los Blancos nga “Marca” dolën që të jenë të vërteta, por që ish trajner i Italisë nuk dëshiron të shkojë në Bernabeu.
Thuhet se drejtues të Real Madridit kanë kontaktuar Konten për të pyetur atë se a është i interesuar për të drejtuar skuadrën madrilene.
Megjithatë, ai i ka hedhur poshtë këtë ofertë për një numër të madh të arsyeve e një ndër të parat është se ai e respekton kontratën që e ka me Celsin.
Nëse klubi londinez e shkarkon atë duhet të paguajë 10 milionë euro penallti për prishje të kontratës, derisa ai mbi të gjitha është i irrituar se pse klubi bisedon me trajner të tjerë derisa ende nuk i tregojnë atij se cila është situata e tij në këtë klub.
Mësohet se Konte nuk dëshiron që të shkojë në Madrid edhe për shkak të etikës së punës që bëhet në këtë skuadër, ku më shumë fokusohen tek yjet e skuadrës se sa në ndërtimin e një skuadre kompakte.
Real Madrid pritet që të kontaktojë edhe ish trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, derisa zgjedhje e tyre ishte Mauricio Pochettino por që ai ka kontratë afatgjate me Tottenham që e mban atë gjatë në këtë skuadër.