Krenaria nxiti padurimin, Iranianët shkelin të parët në Rusi!

Po afron fillimi i kampionatit botëror i Rusisë dhe të parët që erdhën, janë iranianët që u vendosën në kampin e vet në

Bakovka të rrethit të Moskës. Kjo është pjesëmarrja e pestë e Iranit në një Kupë Bote, mbas atyre të viteve 1978, 1998, 2006, Ndeshjen e parë ekipi përfaqësues iranian do ta zhvillojë më 15 qershor, në Shën Peterburg, kundër Marokut.

“Duke ardhur në kampionatin botëror të Rusisë, ne realizojmë  ëndrrën e tifozëve iranianë. Ne këtë e kemi arritur me një punë të madhe të mundimshme. Unë nuk mund ta përshkruaj sesa krenar që ndjehem që Irani përfaqësohet në Kupën e Botës së Rusisë. Ne do të konkurrojmë krah për krah me më të mirët në botë dhe ne jemi pjesë e familjes së madhe futbollistike botërore”, vuri në dukje trajneri i Iranit, Karlos Kveirosh.