PSG do Bernardo Silvën, Mançester Siti 100 milionë euro

Prej kohësh tashmë “gjigandët” francezë të PSG e kanë shfaqur dëshirën për të transferuar në “Parc des Princes”, “fantazistin” e “qytetarëve” të Mançester Siti, Bernardo Silva, teksa kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare prej 42 milionë eurosh, mirëpo kjo duket se nuk mjafton.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, bordi i PSG dëshirontë të përfshinte në marrëveshje dhe kartonat e dy lojtarëve, Marco Verati e Xhanluixhi Donaruma, megjithatë pavarësisht ofertës tunduese, në “Etihad” nuk pranojnë më pak se 100 milionë euro për kartonin e portugezit, por PSG nuk dëshiron të paguajë aq shumë. Në krahun tjetër, nëse Bernardo Silva i jep fund “aventurës” së tij, te kampionët e Evropës, atëherë e gjithë “vëmendja” e “qytetarëve” në këtë merkato vere do të shkonte drejt “arkitektit” italin të mesfushës, Nikolo Barela.

 

sfidanti.al