Lojtari më i mirë në Euro U-19 shpallet një shqiptar

Nga këmbët e tij erdhi goli, i cili ngjiti Italinë U-19, në majën e futbollit evropian këtë vit. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Kombëtaren e “të kaltërve”, Luis Hasa. Pavarësisht se e nisi ekperiencën e tij në Evropian, vetëm nga stoli, në fitoren 4 me 0, ndaj Maltës, “fantazisti” i mesfushës së Juventus u kthye shpejt në një protagonist te “të kaltërit”, ku vetëm në ndeshjen pasardhës dha asistin e golit të vetëm, në humbjen e thellë 5 me 1 ndaj Portugalisë.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi Hasa do të bëhej sërish protagonist në përballjet ndaj Polonisë e Spanjës, si dhe dha asistin vendimtar në golin e shënuar nga Michael Kayode në finalen e madhe ndaj Portugalisë, e cila u fitua nga “të kaltërit” me rezultatin minimal, 1 me 0. Këto performanca “magjike” të “fantazistit” 19-vjeçar, nuk kanë shpëtuar as nga emisarët e UEFA-s, të cilët e kanë shpallur shqiptarin futbollistin më të mirë të Evropianit U-19, arritje kjo që tregon se Hasën e pret një e ardhme e mrekullueshme në futbollin italian.

 

sfidanti.al