Nejmar dhe largimi nga PSG: Une te Reali i Madridit? Jane budallalleqe

Prej ditesh e javesh po flitet per largimin e Nejmarit nga Paris Sen Zhermen. Sulmuesi brazilian qe eshte bashkuar me Seleçaon’, me ne fund ka folur ne lidhje me kete histori duke i mohuar zerat.

‘Une te Reali i Madridit? Jane budallalleqe per te cilat nuk ia vlen te flasesh-tha Nejmar-ne kete moment jam i perqendruar te kombetarja. Fizikisht jam mire, por duhet te pershtatem me disa gjera’.

I pyetur se si do te jete ecuria e Brazilit ne boterorin e Rusise, Nejmar tha: ‘E shoh Brazilin mes skuadrave me te mira te turneut. Eshte ashtu siç thote trajneri; do te shkojme atje per te fituar’.

Sfidanti.al