Guardiola therret Sarrin: Do te doja ta shihja ne Premier League

Pep Guardiola therret Maurizio Sarrin ne Premier League. Trajneri i Mancester Sitit nuk i kursen elozhet ndaj teknikut italian te cilin e vlereson ne maksimum.

‘Do te me pelqente te shihja Sarrin ne Premier League-tha Guardiola-nuk kam asnje dyshim se eshte nje nder trajneret me te mire ne qarkullim. Ka bere nje pune te mire si te Empoli ashtu edhe te Napoli. Lojes se tij nuk i mungon asgje per te qene fituese vetem disa detaje. Ne Itali fitoi Juventusi, nje skuader qe eshte nje shembull i sigurise ne fushen e lojes dhe si klub’

Nderkaq, Sarri ende nuk ka zgjidhur mosmarreveshjet me Napolin, presidenti i te cilit Aurelio De Laurentis, kerkon me cdo kusht qe te paguhet klauzola e kontrates se tij prej 8 milione Euro.

Sfidanti.al