Mesi nuk eshte Ronaldo: Barcelona, skuadra ime e vetme ne Evrope

Ndryshe nga Ronaldo qe here pas here ben me zemer tifozet e Realit te Madridit, Lionel Mesi i qeteson tifozet e Barcelones duke konfirmuar deshiren e tij per te qendruar te katalanasit. Sulmuesi 30 vjecar e beri kete edhe ne nje interviste te fundit ne nje televizion argjentinas.

‘Sa me shume kalon koha, aq me shume behet e qarte per mua se Barcelona do te jete skuadra ime e vetme ne Evrope-tha Mesi-e kam thene qe nje dite do te me pelqente te kthehesha ne Argjentine dhe nese kjo do te ndodhe, skuadra ime do te jete Njuells edhe sikur kjo te jete per vetem 6 muaj’.

Per Mesin eshte ende nje enderr fitimi i nje titulli me perfaqesuesen argjentinase.

‘Po te kisha mundesi do te nderroja nje titull te fituar me Barcelonen per nje me Argjentinen-vijoi Mesi-do te ishte dicka unike. Realiteti na tregon se sot per sot nuk jemi shume te forte. Sigurisht kemi lojtare shume cilesore dhe me shume eksperience, duhet te jemi realiste, te perulur dhe t’i marrim ndeshjet ne radhe. Do te jete shume e rendesishme te nisim Boterorin me fitore. Por kandidate kryesore per te fituar jane Brazili, Gjermania e Spanja’.

Sfidanti.al