Raiola ndryshon strategji: Donaruma mund te rrije perjete te Milani

Mino Raiola ndryshon strategji per Donarumen? Me superagjentin e futbollisteve asgje nuk eshte e sigurt, por ajo qe u publikua sot nga Sky Sport eshte me te vertete dicka e re. Ne qender te vemendjes eshte padyshim e ardhmja e portierit te Milanit, Xhanluixhi Donaruma.

‘Donaruma mund te qendroje perjete te Milani-eshte mesuar te kete thene Raiola per klientin e tij fraze qe e konfirmoi edhe ne intervisten per  Rmc Sport-duhen respektuar tifozet, sidomos ata inteligjente. Qendron perjete te Milani, kjo eshte ajo qe duan tifozet. Ironi? Jo, nuk e njoh. Eshte me e lehte te largohen kinezet nga Milani se Donaruma’

Sfidanti.al