Momenti i faullit te Serhio Ramos ndaj Mohamed Salah ne finalen e Liges se Kampioneve mes Realit e Liverpulit nuk eshte gelltitur ende nga tifozet e Liverpulit. Ne ate moment Serhio Ramos e terhoqi nga krahu sulmuesin egjiptian ne menyre qe ai te mos zoteronte topin dhe nuk ia leshoi ne kohe duke shkaktaur edhe demtimin ne shpatull te Salahut.
Ishte nje moment qe e ndryshoi shume lojen e Liverpulit, por edhe rrjedhen e finales. Askush nuk e priti mire kete duke qene se Salah rrezikon te mos jete ne boteror. Kjo ka shtyre nje tifoz qe te beje nje peticion ne portalin change.org duke i kerkuar FIFA dhe UEFA te ndeshkojne kapitenin e Realit te Madridit te cilin e perkufizojne si nje shembull negativ per te rinjte.
Nje peticion ky, qe ka rezultuar i suksesshem pasi jane mbledhur 300 mije firma.
Sfidanti.al