Reagimi pas disfatës, Liverpuli merr Fabinjon për 50 milionë

Është ende fundi i majit, por Liverpuli nuk deshi të humbiste kohë. Disfata në finalen e Championsit ishte e rëndë, por jo e tillë që të ndalonte projektin drejt së ardhmes, dhe klubi anglez përfundoi hapin e parë drejt tij. Për gati 50 milionë euro (44 milionë paund stërlina) u mor braziliani Fabinjo nga Monako, mesfushori i piketuar për të zënë vendin e Emre Xhanit, që shkon tek Juventusi.

Fabinjo vjen nga Monako dhe nënshkroi e u prezantua shpejt e shpejt në “Anfild”. Ai firmosi kontratë deri në vitin 2023 dhe natyrshëm u shpreh i lumtur për lëvizjen, duke shtuar se e bindi Firmino për t’u bashkuar me “redsat”.

Jo vetëm kaq, por Jurgen Klop kërkon përforcime të tjera, siç është organizatori Nabil Fekir, edhe ky i Monakos, dhe portieri i Romës, Alison. Kartoni i Fekirit mund të kushtojë 60 milionë paund stërlina (rreth 68 milionë euro), dhe Fabinjo thotë se e ka ftuar që të bashkohet me të, tek Liverpuli.

Sfidanti.al