Jo Botëror? Martinez i Bajernit “fazë përgatitore” familjare në Greqi

Havi Martinez nuk u përzgjodh këtë herë nga Spanja për në Kupën e Botës, por mesfushori i Bajernit nuk e quajti këtë si një katastrofë. Ai ka bërë menjëherë planet dhe është zhvendosur familjarisht në Greqi për pushime, por edhe për të mbajtur veten në formë sportive.

Në ishullin e Kretës, futbollisti 29-vjeçar ka nisur stërvitjen në bashkëpunim me trajnerin e tij personal, Lukas Karvaljo. Vështirësitë nuk janë të vogla, pasi Martinez ka pësuar shumë dëmtime në karrierë, si këputje të ligamentit kryq, dëmtim të meniskut, të patelës, probleme muskulorë dhe me shtyllë kurrizore të dëmtuar. Gjithsesi, tani gjithçka është shumë mirë.

Edhe shoqja e Havit, Alinë Brum (28 vjeç) po bën “fazë përgatitore”. Ajo është shtatzanë dhe specialisti Karvaljo po i bën ushtrime për të forcuar muskujt e shpinës për të mbajtur më mirë peshën e barrës. Për momentin, i vetmi që po bën vetëm pushime, është djali i tyre, Lukasi 1-vjeçar.

Sfidanti.al