Thuhet “bëmë baba, të të ngjaj”, por rasti i tij është “bëmë baba, t’i ngjaj gjyshit”. i tillë italiani Karlo Pedersoli, nipi i aktorit të madh Bad Spenser, i cili është duke ecur me sukses në Artet e Përziera Marciale (MMA), dhe pikërisht në kampionatin kryesor, UFC. Në këtë foto, ai është në ndeshjen e fituar ndaj Brad Skotit, ndërsa po përpiqet t’i ngjajë gjyshit të famshëm.
Ai mban pikërisht emrin e gjyshit, pasi identiteti italian i Bad Spenserit (ai i lindjes) është Karlo Pedersoli, ndërsa karriera si aktor është e vonshme, pas karrierës sportive. Bad Spenseri në rini të tij ishte një notar i shkëlqyer, duke dalë kampion i Italisë, e duke marrë pjesë në dy Olimpiada (1952 Helsinki e 1956 Melburn). Po ashtu ai ishte edhe lojtar shumë i mirë vaterpoloje duke dalë kampion i Italisë me Lacion.
Nipi i tij po përpiqet të ecë në gjurmët e paraardhësit të tij, ndërsa që t’i ngjajë siç duhet, do të kërkohet të bëhet aktor i madh, por edhe pilot me patentë për aeroplanë e helikopterë, të bëhet jurist i rëndësishëm dhe të bëjë disa shpikje.
Sfidanti.al