Regjimi i forte i Lev; perfshihen fotot, rrjetet sociale…grate

Askush nuk e ve ne dyshim disiplinen e gjermaneve edhe kur behet fjale per futbollin; aq me teper kur ne loje eshte Boterori i Rusise ku Gjermania e Joakim Lev shkon per te mbrojtur titullin e fituar 4 vjet me pare. Ky i fundit duke marre shkas edhe nga polemikat qe shperthyen pas fotos se Ozil e Gyndoan me presidentin turk Erdoan, vendosi te perpiloje nje rregullore per lojtaret e tij.

Keshtu do te tregohet kujdes kundrejt çdo lloj fotografie te futbollisteve gjermane ne rrjetet sociale. Do te ndalohen publikimi i fotove nga hoteli apo dhomat e zhveshjes.

Rregulli i dyte qe eshte edhe me ‘i dhimbshmi’ ka te beje me bashkeshortet dhe te fejuarat. Ato nuk do te lejohen te udhetojne drejt Rusise bashke me skuadren.

Nje tjeter rregull i vendosur nga Lev ka te beje me birren dhe veren. Lojtaret do te lejohen te konsumojne nje gote vere apo birre perpara se te flene por kjo do te behet ne menyre te moderuar. Tolerance zero do te tregohet ndaj te ashtuquajturve spiune. Nuk do te falet askush qe nxjerr ne media informacione te rezervuara ne dhomat e zhveshjes.

Sfidanti.al