Mbappe dhe Topi i Artë: Dua ta fitoj, por nuk rri pa gjumë për të

Kylian Mbappe ka profilin e një futbollisti që mund të fitojë Topin e Artë në të tashmen dhe në të ardhmen, një objektiv që sulmuesi i Paris Saint Germainit e ka, por pa e shndërruar në obsesion. Për Mbappe, për momentin fitimi  i trofeut më të lakmuar individual të futbollistëve që ka qenë pronë e Messit e Ronaldos me Modric që hyri mes tyre, nuk është prioriteti kryesor.

‘Do të ishte bukur të fitoja Topin e Artë, por unë fle shumë mirë natën-komentoi Mbappe në një intervistë për Daily Mirror-për mua Kombëtarja dhe Paris Saint Germain do të jenë gjithnjë prioritetet e mia’

Mbappe e zgjeron më shumë diskutimin e tij në këtë intervistë që me siguri do të ketë efekt, me talentin që bën edhe një lloj programacioni

‘Nuk është dicka që më mban zgjuar natën fakti që e fitoj apo jo Topin e Artë. Do të ishte bukur, por nuk besoj se do të më duhet ta fitoj sezonin e ardhshëm-shtoi Mbappe, që nuk I vendos limite apo detyrime ndaj vetes

‘Nuk i vendos vetes kufinj-tha mbappe-Paris Saint Germaini dhe Franca kanë qenë gjithnjë prioriteti im, kështu që nëse nderimet personale vijnë si rrjedhojë e paraqitjeve të mia, do të jetë një avantazh’.

Sfidanti.al