A mund të ikin falas Mesi e Ramos, sepse i ulin rrogën?!

Me gjendjen e tanishme nuk do të jetë e lehtë të mbahet ky ritëm. Pagat në futbollin e elitës janë të jashtëzakonshme, sidomos janë të tilla në kohë krize. Nëse Lionel Mesi merr 40 milionë euro në vit, dhe Sergio Ramos 11 milionë, është e sigurt se as Barcelona dhe as Reali nuk do të jenë në gjendje t’ua garantojnë këtë. Havier Tebas, presidenti i La Ligës, thekson se me uljen e ndjeshme të të ardhurave nga koronavirusi, klubet e tejkalojnë madje ndjeshëm “kufirin maksimal të rrogave”.

Jo vetëm ky sezon, por sidomos ai që vjen llogaritet që do të ketë gati 70 për qind ulje të të ardhurave, dhe sipas Tebasit flitet për 600 milionë euro. Kjo mund të balancohet vetëm me ulje të rrogave, që do të thotë se Mesi mund të marrë 70 për qind më pak, apo rreth 12 milionë euro në vit, dhe Ramos edhe më keq, 3.3 milionë. Natyrisht, nuk janë pak para, por shumë më pak sesa janë mësuar ata. Mos ndoshta, kapitenët mund të largohen e të shkojnë, le të themi në Premier Ligë, ku mund të paguhen më shumë?

Sfidanti.al