Braida i jep assist Barcelonës: Lautaro e Pjanic, perfektë për blaugranat

Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic janë emrat që po përmenden më shpesh te Barcelona me klubin katalanas që është vënë në ndjekje të tyre prej disa  javësh dhe ndërsa të gjithë presin të shohin sesi do të zhvillohet merkato e post coronavirusit, këta dy emra janë të destinuar të jenë protagonistë  të telenovelës verore.

Në këtë pikë ai që i jep assist Barcelonës është pikërisht Ariedo Braida, ish Drejtori Sportiv i Milanit që ka punuar edhe për skuadrën kampione të Spanjës, i cili ka folur për të përditshmen spanjolle ‘El Mundo Deportivo’

‘Janë dy futbollistë perfektë për Barcelonën-tha Braida-Lautaro është i ri dhe mund të përmirësohet shumë. Ka profilin e përshtatshëm për lojën blaugrana, ka cilësi, talent dhe nuhatje për golin. Përsa i përket Pjanic, Miralem është një mesfushor i llojit Xavi apo Iniesta, ndoshta jo në nivelin e tyre, por ka një prekje shkëlqyer të topit dhe inteligjencë taktike’.

Sfidanti.al