Bundesliga gjermane do të jetë duke “i nxjerrë gjuhën” e duke u tallur me të, por anglezët thonë pikërisht fjalën e urtë, “më mirë vonë se kurrë”. Premier Liga u vendos që të nisë në 17 qershor, pra me një muaj vonesë në krahasim me kampionatin gjerman, në vendin që tashmë e ka zili e gjithë Europa. Kjo ishte dakordësia e klubeve angleze për të bërë përpjekjen maksimale për të mbyllur sezonin, e për të shpëtuar sportin e futbollit në formën që ne e njohim.
Gjithsesi, një javë e plotë do të luhet vetëm në 20 qershor, pasi në 17 do të jenë dy ndeshje, Mançester Siti-Arsenal dhe Aston Vila-Shefild Junajtid, që mbetën pa u zhvilluar në javën e fundit përpara ndërprerjes nga koronavirusi. Në datë 20 do të jetë derbi liverpulas në “Gudison Park”, Everton-Liverpul, ndërsa Totenhemi i Murinjos do të presë Mançester Junajtidin. Skuadrat do të kenë mundësi, pra, që të stërviten edhe për disa javë të tjera, në mënyrë që të jenë në formën e duhur kur të fillojë kampionati. Për fat, numri i rasteve pozitive gjatë testimeve është i vogël.
Sfidanti.al