Reali, “shkëmbim në natyrë” për të marrë Pogbanë nga Junajtidi!

Nëse duam të kemi një ide të qartë se çfarë do të ndodhë këtë verë apo vjeshtë me transferimet në futboll, le të shikojmë se çfarë po bën Reali i Madridit për të marrë Pol Pogbanë. Klubi spanjoll ka ofruar 4 lojtarë, mes të cilëve edhe Hames Rodrigezin (që e mori 75 milionë euro në 2014) e talentin Martin Odegard. Zinedin Zidan, trajneri madrilen, mund të japë edhe Lukas Vaskezin e Brahim Diazin. E tillë është gjendja financiare e lojës më popullore në botë, saqë edhe një klub “mbretëror” si Reali duhet të kthehet në “shkëmbimet në natyrë”, siç kanë qenë në botë kur nuk ekzistonte paraja, ose kur kjo ishte e paktë. Gjithsesi, raportet nga Anglia flasin për dëshirën e trajnerit të Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, për të pasur në mesfushë dyshen Pol Pogba-Bruno Fernandes.

Sfidanti.al