Në Minneapolis policia vret afroamerikanin, indinjohet LeBron James

‘Ky është motivi se përse protestojmë’; edhe LeBron James, ylli i NBA i bashkohet indinjatës që po zjen në SHBA për shkak të vdekjes së një afroamerikani pasi disa agjentë policie e kishin ndaluar dhe bllokuar në tokë duke e mbytur.

Kampioni i LA Lakers, postoi në profilin e tij në Instagram foton e djalit që mbahej në tokë nga gjuri i një agjenti të polcisë dhe përkrah saj ishte foto e Colin Kaepernick, lojtari i San Francisco që në 2016 u ul në gjunjë në momentin e ekzekutimit të himnit amerikan përpara një ndeshje të NFL për të protestuar kundër dhunës ndaj afroamerikanëve.

‘Zgjohu, e kuptove tani, apo nuk është akoma e qartë?-ishte komenti i ‘The King’ te të dyja fotot

Sfidanti.al