Cështja Ramsdale, trajneri Hoëe: ndihemi të tronditur dhe të brishtë

Pozitiviteti me Covid-19 i portierit të Bournemouth, aaron Ramsdale ka tronditur ambientet e Premier League. Jo aq për faktin që ai u prek nga sëmundja sesa për atë që  në testin e parë ai  rezultoi negativ, për të dalë pozitiv në atë që u krye 3 ditë më vonë. Trajneri i skuadrës , Eddie Howe shpjegoi se ky episod e shokoi të gjithë skuadrën.

‘Mund të imagjinoj shqetësimin e lojtarëve të mi-tha Howe në një intervistë për ‘Daily Mail’-mendoj se është e njëjta ndjenjë si e imja. Deri tani nuk kishim raste pozitive dhe gjithcka po shkonte mirë, por një lajm si ky i ndryshon gjërat dhe na bën të gjithëve të ndihemi të brishte; alarmi për këteë virus është dicka serioze’.

Hoëe  shtoi se beson se kontrollet e ardhshme do të sjellin lajme të mira

‘Jemi të tronditur, tani presim të mësojmë rezultatet e testeve të reja-vijoi Howe.

Që nga momenti që nisën kontrollet për rifillimin e stërvitjeve, 8 futbollistë të Premier League rezultuan pozitivë në testet për coronavirus.

Sfidanti.al