Reali i Madridit nderon viktimat e pandemisë coronavirusit. Futbollistët e Los Blancos u mblodhën në qendër të fushës stërvitore në Valdebebas në stërvitjen e tretë të javës për të mbajtur 1 minutë heshtje në nder të personave që humbën jetën nga kjo sëmundje e tmerrshme që gjunjëzoi mbarë botën
Është ky një gjes simbolik i kryer nga Sergio Ramos dhe shokët e tij të skuadrës që vjen në ditën e parë nga 10 ditët e zisë kombëtare që u dekretuan nga qeveria Pedro Sanchez. Pas kësaj minute heshtjeje, futbollistët filluan stërvitjen të ndarë në grupe, sic parashikohet në protokollin sanitar të La Ligas.
Sfidanti.al
.