Championsin dëshiron që ta fitojnë bashkë, dhe ku i dihet, edhe mundet që ta bindë për të qendruar. Sergio Ramos nuk e hodhi poshtë alternativën më të mirë për Kilian Mbapenë, veçse theksoi se koha nuk është ajo e duhura. “Padyshim që vendi i Kilian Mbapesë një ditë është në Madrid, tek Reali, – tha ish-kapiteni madrilen, – është klubi më i madh në botë përsa i përket historisë, por, tani unë dua që ai të jetë këtu me mua. Dua që të fitoj dhe është më e lehtë të fitosh kur ke më të mirët në krah”. Ramosi ka firmosur për 2 vjet me Paris SG dhe shpreson që Mbape të mbetet aty dhe të fitojnë Championsin së bashku.
Sfidanti.al