Një Europian nën shenjën e tij, padyshim lojtari më i veçantë i Italisë edhe pse në fushë ishin Donaruma, Kielini, Bonuçi apo Jorginjo. Gjithsesi, Federiko Kieza është edhe i Juventusit, jo vetëm i të kaltërve dhe thuhet se vlera e tij si karton ka arritur në 90 milionë euro. Për “Zonjën e Vjetër” ai karton vlen shumë më tepër, dhe nuk ka ndërmend të mbetet pa sulmuesin e krahut që shënoi gola vendimtarë. Thuhet se Bajerni ka ofruar 80 milionë euro për kartonin e tij, por në Torino i kanë thënë “sikter”. Kieza është i paprekshëm, madje edhe më shumë sesa vetë Kristiano Ronaldo, i cili ende mundet që të largohet nëse dikush paguan 25-30 milionë euro.
Sfidanti.al