Mes Championsit e Ligës, Reali i Madridit një skuadër që s’njihet

Pas disfatës në kampionat, ja ku erdhi ajo në Ligën e kampioneve, nga diferenca prej 8 pikësh me Barcelonën kryesuese në La Liga, te një klasifikim evropian që  ku shfaqet Totenhemi përpara. Një situatë që për skuadrën kampione të Evropës duket tej mase e vështitrë, madje Kristiano Ronaldo ka arritur deri aty duke bërë akuza direkte për drejtuesit e Realit të Madridit.

‘Të gjithë futbollistët që janë larguar nga Reali na bënin më të fortë-tha sulmuesi portugez-nuk është justifikim, por lojtarë si Pepe, Hames e Morata na bënin një skuadër më të mirë. Lojtarët e rinj janë shumë të mirë, por nuk kanë eksperience. Është një periudhë negative të cilën jam i bindur se do ta kalojmë. Llogaritë bëhen në fund’.

Edhe kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos u shpreh optimist   dhe se skuadra do ta kalojë këtë moment të vështirë.

‘E kuptojmë që kjo humbje mund të rrisë pesimizmin, por Reali i Madridi do të ringrihet-tha Ramos-ata që na konsiderojnë të vdekur në këtë moment, do të ndryshojnë mendje’

Sfidanti.al