Fernando Torres mund të largohet nga Atletiko Madrid në merkaton e muajit janar. Sulmuesi spanjoll nuk po aktivizohet shumë nga Diego Pablo Simeone dhe sipas ‘Cadena SER’, 33 vjecari është i vendposur që të largohet nga ‘Los Colchoneros’. Por jo vetëm kaë, gjithnjë sipas ‘Cadena SER’, Torres duket se nuk ka raporte të mira me një prej futbollistëve të Atletikos, Janik Karraskon.
Mësohet se në drejtim të Torres kanë ardhur oferta nga SHBA dhe Kina në menyrë që ai të lërë Atletikon, skuadër ku ai u kthye në 2015 pas sukseseve me Liverppulin dhe aventurës së tij me Çelsin e Milanin. Torres ishte i bindur se do të ishte më shumë protasgoniozst në fushat e lojës, por kjo nukpo ndodh dhe tani me ardhjen e Diego kostës, ha[ësirat te skuadra madrilène po i ngushtohen akoma më shumë.
Sfidanti.al