Xhorxhina Rodrigez, mesazh i ngrohtë dashurie për Ronaldon

Xhorxhina Rodrigez e Kristiano Ronaldo po jetojnë një prej momenteve më të mira si cift. Janë të lidhur prej gati një viti, jetojnë bashkë dhe raportete Xhorxhinës me fëmijët e futbollistit duket e shkëlqyer dhe as një kohë të shkëlqyer së bashku do të kenë edhe një vajzë; Alana Martinën.

Pikërisht një javë pasi Ronaldo fitoi çmimin ‘The Best’, modelja vendosi të publikojë një fotografi të ceremonisë së shoqëruar me një deklaratë të këndshme  dashurie për Ronaldon.

‘Cfarë dite e vecantë! Të ngrejmë dolli, për moment pa alkool, por me trofeun tënd të merituar për të gjithë punën, dedikimin, sakrificën dhe orqët e shumta të stërvitjes për të ruajtur këtë nivel-fillon mesazhi I Xhorxhinës-futbolli është jeta jote dhe  këtë ti e reflekton në fushën e lojës. Vazhdo kështu, duke luftuar dhe unë do të jem përkrah teje duke të dashur  e dhënë mbështetje, ngrohtësi , qetësi e gjithcka që do të të nevojitet kur të vish në shtëpi. Në të mirë e në të keq, të duam e admirojmë, kampion’

Duket se Ronaldo me Xhorxhinën ka gjetur stabilitetin emocional, madje sipas medias portugeze, cifti ka plane të shkojë edhe në altar.

Sfidanti.al