Dibala i nervozuar; këtë radhë ia hedh vetëm me një qortim

Nervoz, i vuajtur, i zemëruar. Nuk është momenti më i mirë për Paulo Dibalën qe hedhjen e mbrojtëseve në këmbë në momentin e ndërrimit në ndeshjen me Sporting Lisbonë ka bërë që te Juventusi të ndizen sirenat e alarmit.

Një gjest ky që detyroi drejtuesit e Zonjës së Vjetër të ndërhynin menjëherë duke mos e lënë situatën që të përkeqësohet. Ata vendosën që të takonin futbollistin duke e lënë këtë radhë që ai t’ia hidhte me një diskutim morali duke shtuar se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet më nga bordi drejtues e stafi teknik.

Dibala, pas një fillimi fantastic të sezonit, është frenuar dhe në 8 ndeshjet  e fundfit ka mundur të shënojë vetëm 1 gol, atë kundër SPAL, ndërkohë që ka gabuar edhe në ekzekutimin e 2 penalltive të rëndësishme kundër Atalantës dhe Lazios, ndeshje nga të cilat Juventus ka mundur të marrë vetëm 1 pikë.

Sfidanti.al