Ka qenë lojtar i përkëdhelur në Madrid, dhe cilësohej e ardhmja. Sot nuk është më kështu, sepse Marko Asensio nuk është më një adoleshent, por një futbollist 26-vjeçar që kërkon të luajë vazhdimisht. Kontrata me Realin përfundon verën e ardhshme dhe lojtari ofensiv i krahut duhet të zgjedhë nëse të vazhdojë të jetë në plan të dytë në “Bernabeu”, apo të shkojë diku ku mund të kapë formacionin. Flitet se Milani e pëlqen, ndonëse konkurrenca do të jetë e fortë edhe në Itali, por problem i madh janë sidomos paratë. Reali kërkon 30 milionë euro për kartonin e Asensios dhe Milani nuk besohet se dëshiron të shpenzojë kaq shumë. Duhet gjetur një e mesme.
Sfidanti.al