Të kuptohemi, mund të pranojë nëse do t’i duket shuma e duhur për atë që është ende futbollist i veti. Robert Levandovski mesa duket nuk do ta ketë të lehtë që të largohet nga Bajerni i Mynihut, pasi bavarezët vërtet e kanë rritur “stekën” për transferimin e tij. Barcelona bëri ofertën e tretë, 40 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë euro me klauzola lehtësisht të realizueshme, por nga Mynihu thanë “Najn”! Bajerni kërkon 50 milionë euro të paktën të sigurta, madje edhe më shumë dhe paketa totale duhet të shkojë në 60 milionë euro. Të shohim nëse katalanasit e duan vërtet kaq shumë legjendën polake dhe do të jenë gati të paguajnë aq sa kërkohet për të.
Sfidanti.al