Revolucion i vërtetë në Katar, pozicion jashtë loje gjysmëautomatik!

Në 2018 hyri në fuqi VAR-i dhe pavarësisht polemikave teknologjia vazhdon në futboll. Tashmë, Botërori i Katarit do të shohë një tjetër ndryshim të madh, që mediat ndërkombëtare e cilësojnë një “revolucion”. Fjala është për pozicionin jashtë loje (ofsajdi) gjysmëautomatik dhe që do të zbatohet në Kupën e Botës në Katar. Kjo do të realizohet sërish nëpërmjet teknologjisë dhe do të ndihmojë njerëzit e VAR-it dhe arbitrar, besohet në kohë më të shpejtë sesa deri tani. Pamjet filmike do të jepen edhe në ekranet e mëdhenj të stadiumeve për të pasur më shumë transparencë.

Sfidanti.al