PSG dëshiron 50 milionë euro, dhe Kimpembe mund të “çlirojë” De Ligtin nga Juventusi!

Edhe një klub thuajse shtetëror ka nevojë për të bërë disa bilance dhe për t’i rregulluar ato. Kështu edhe Paris SG që mendon të transferojë në dalje mbrojtësin Presnel Kimpembe, futbollist i Francës, dhe të fitojë 50 milionë euro. Ky është vlerësimi i PSG-së për kartonin e tij, ndërsa sapo është zyrtarizuar Vitinja nga Porto. Besohet se Juventusi është i interesuar për Kimpemben, dhe kjo do të ndihmonte që Matijs De Ligt të largohej, me gjasë për në Premier Ligë. Do të ishte një operacion i mirë financiar për italianët, pasi për De Ligtin kërkohen të paktën 90-100 milionë euro.

Sfidanti.al