Juventus me plan gati për blerjen e Romelu Lukakut

Mesa duket i vetmi opsion që nuk pritej të ndodhet, tani po ndodh dhe e ardhmja e “bomberit” belg, Romelu Lukaku mund të lidhet me “bardhezinjtë” e Juventus, rivalët historikë të “zikaltërve” të Inter, por ardhja e belgut në Torino lidhet ngushtë me largimin e sulmuesit serb, Dushan Vlahoviç nga klubi.

Për Lukakun, Çelsi kërkon jo më pak se 40 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme nga “bardhezinjtë”, vetëm në rast se këta të fundit do të shisnin kartonin e Vlahoviç dhe për këtë të fundit interesohen PSG dhe vetë “blutë” e Londrës, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga këto klube në merkato, kështu që e vetmja gjë çka na mbetet është të presim dhe të shohim në viijim se si do të përshkallëzojë situata.

 

sfidanti.al