Feliks do Barçën, në garë për “luzitanin” dhe PSG

Nëse ndodh padyshim që do të jetë një ndër lëvizjet më të papritura të kësaj merkatoje vere, e cila deri më tani po rezulton “e çmendur”. Bëhet fjalë për “fantazistin” portugez të Atletiko Madrid, Zhoao Feliks, i cili dëshiron një kalim te “katalanasit” e Barcelonës.

Mirëpo, duke patur parasysh situatën financiare që po kalojnë “blaugranat” transferimi i portugezit është tepër vështirë të realizohet e për rrjedhojë në garë për shërbimet e “yllit” portugez kanë hyrë dhe kampionët francezë të PSG, të cilët duket se po bëjnë një revolucion të vërtetë këtë merkato vere me ekipin e tyre.

 

sfidanti.al