Portieri spanjoll David De Gea refuzoi ofertën prej 15 milionë eurosh në vit që i ofroi atij klubi i Mançester Junajtidit. Një nga gardianët më të mirë të portës në botë është i vendosur në synimin e tij që të bëhet lojtari më i paguar në “Old Trafford”. Ai dhe agjenti i tij nuk hapin rrugë dhe janë gati që të presin deri në fund të kontratës aktuale që skadon mbas 15 muajsh. Thuhet se PSZH-ja po pret dhe është gati që t’ia plotësojë De Geas të gjitha dëshirat financiare.
Problem për trajnerin e ri Solskjer është edhe situata lidhur me Pol Pogban që vazhdimisht thotë se do të ikë nga Anglia. Edhe Pogba ka refuzuar që të nënshkruajë kontratë të re.
Një situatë e tillë e ka vënë një pozitë të pakëndshme klubin anglez të mësipërm, ndërkohë që sezoni veror i transferimeve po afron.
Sfidanti.al