Ka shumë mundësi që gjatë verës Ajaksi i Amsterdamit të mbesë pa disa nga yjet e tij kryesorë, ndërkohë që njeri prej tyre, Frenki de Jong tanimë i është shitur për 75 milionë euro Barcelonës dhe në një të ardhme të afërt pritet edhe largimi i stoperit të talentuar, Matijs de Liht. Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të shiten nga Ajaksi që në këtë mënyrë do të sigurojë para të mëdha që të blejë lojtarë të rinj të mirë dhe në “listën e dëshirave” të klubit amsterdamas në krye të saj ndodhet sulmuesi anësor i Boka Juniorsit, Kristian Pavon.
Fjala është për një futbollist të ri që konsiderohet si një shpresë e madhe për futbollin argjentinas, ndërkohë që më parë u tha se atë do ta blinte Arsenali. Thuhet se Ajaksi do të paguajë 10 milionë euro që të sigurojë shërbimet e Pavonit.
Sfidanti.al