Barcelona e zgjidhi me sukses ndeshjen (2-0) kundër Espanjolit, por kohë për relaksim nuk ka. Edhe ne ndeshjen me Vilarealin, nje 90 minutesh me zemër në dorë, Barcelona mori leksionin se pa Leo Mesin nuk ka permbysje. U duk si fitore, por ishte vetem nje barazim 4-4, që lindi nga një humbje..4-2! Tani, trajneri Ernesto Valverdenuk nuk ka dilema se kur duhet të pushojnë lojtarët e tij kryesorë, midis tyre edhe Lionel Mesi:
“Kështu si qëndrojnë punët, asnjëherë nuk është koha e mirë që lojtarë si Mesi të pushojnë. Të gjithë e kanë mendjen te Liga e Kampioneve, por ne kemi ndeshje edhe me Atletikon e Madridit. Ne duhet të mendojmë seriozisht për të gjitha ndeshjet. Ndeshja kundër Vilarealit është ideale për fitore, por ne nuk duhet të harrojmë se rivalët tanë mezi presin që ne të bëjmë ndonjë hap të gabuar dhe ata të rrisin shpresat që të na arrijnë neve”.
Sa i përket kohës se kur do të dalë në fushë Usman Dembele, Valverde nuk dha përgjigje të qartë, por u mjaftua të thotë: “Nuk e di se kur do të kthehet, ndoshta, të shtunën ose në ndeshjen e parë kundër Mançesteër Junajtidit. Këtë e kanë në dorë mjekët”.
Sfidanti.al