Mijatoviç: Unë i kuptoj lëvizjet e pazakonta të Zidanes

Zinedin Zidane nxori në fushë dy formacione krejtësisht të ndryshëm në dy ndeshjet e para, qëkur ai u kthye te Reali Madridit, por, sidoqoftë, më shumë habi ngjalli formacioni i parë në ndeshjen e fundit kundër Hueskës, duke u dhënë shansin që të luajnë Luka Zidane dhe Brahim Diaz. Krahas tyre, në fushë që nga fillimi dolën edhe Markos Lorente dhe Dani Sebaljos, ndërkohë që, nga ana tjetër, ai la të pushojnë lojtarët standardë, Modriç, Kros, Varan dhe Asensio. Zizu tha se ai i la këta lojtarë që të pushojnë, sepse ata kishin angazhime serioze me përfaqësueset e tyre, por, sipas legjendës malazeze të futbollit që është i angazhuar në klubin “mbretëror”, Predrag Mijatoviç, këto lëvizje të pazakonta të Zidanes dëshmojnë për diçka tjetër.

“Ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Hueskës, nuk është tipike për Realin, por unë, sidoqoftë, i kuptoj mirë lëvizjet e Zizus. Duket se ai i shfrytëzoi këto ndeshje që të bënte kastingut (zgjedhjen) e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme, duke u dhënë shans sa më shumë lojtarëve që të luajnë dhe të konstatojë se te të cilët prej tyre si do të mund të mbështetet edhe në sezonin e ardhshëm”, vuri në dukje Mijatoviçi në “Kadena Ser”, ndërsa, midis të tjerave, mori në mbrojtje Zidanen që përfshiu në formacionin e parë edhe të birin e tij, Luka:

“Kur një lojtar stërvitet shumë kohë, atij duhet t’i jepet rasti që ta tregojë veten në lojë. Zizu është i ati i tij dhe ai ka besim tek i biri. Kur të ikë Navasi, portier i dytë u Realit do të bëhet Luka. I vetmi problem është se ai quhet Luka Zidane, por, sidoqoftë, atij duhet t’i jepet shansi që të luajë”.
Sfidanti.al