Kreu i Selisë së Shenjtë, papa Francesku, vuri në dukje se Lionel Mesi është futbollist shumë i mirë, por se ai nuk është perëndi.
Papa që është bashkatdhetar i Mesit dhe një adhurues i futbollit, pyetjes së një gazetari të televizionit “La Seks”, nëse është sakrilegj që të thuhet se Mesi është perëndi, iu përgjigj, duke thënë se nuk është mirë që dikush të quhet Zot, pra perëndi. Ai pranoi se, në njëfarë mënyrë, mund të thuhet figurativisht, por askush nuk mund të krahasohet me Zotin.
Papa i tha gazetarit se ai nuk beson se Mesi është Zot dhe se njerëzit, duke u shprehur kështu, duan të venë në dukje jashtëzakonshmërinë e asaj që ai bën në fushë.
Sfidanti.al