Gjithçka zyrtare, Njukasëll “blindon” krahun e djathtë të mbrojtjes

Pas nënshkrimeve me lojtarë premtues të botës së futbollit, si Sandro Tonali e Harvi Barns, “bardhezinjtë” e Njukasëll po vazhdojnë të forcojnë skuadrën e tyre, në prag të rikthimit në UEFA Champions League dhe këtë të martë kanë arritur një tjetër marrëveshje transferimi.

Bëhet fjalë për “të ardhmen” e krahut të djathtë të mbrojtjes, Tino Livramento, me 20-vjeçarin që i kushtoi “bardhezinjve” plot 32 milionë paundë të derdhura në “arkat” e “shenjtorve” të Sauthempton. Mirëpo, nga shitja e Livramento nuk përfitoi vetëm skuadra e Southampton, pasi këta të fundit kanë nënshkruar një marrëveshje me “blutë” e Çelsit për të mbajtur vetëm 50% të shumës, në rast se lojtari do të shitej.

Ndërkaq, përsa i përket kontratës personale, anësori anglez do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me “bardhezinjtë”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se sa do të përfitojë talenti i “tre luanëve” te Njukasëll.

 

sfidanti.al