UEFA merr vendimin, AEK-Dinamo Zagreb do të zhvillohet javën e ardhshme

Teksa mbrëmjen e kësaj të marte pritet të fillojë faza e tretë kualifikuese e UEFA Champions League, në orët e vona të së hënës, tifo-grupet duket se e kanë nisur më herët këtë fazë, me tifozët e grekëve të AEK dhe kroatëve të Dinamo Zabreg janë përplasur në rrugët e Athinës, ku ka mbetur tragjikisht i vdekur nja 22-vjeçar, pas goditjes disa herë me thikë nga një prej tifozëve kroat.

Pas këtyre trazirave, UEFA ka vendosur ta shtyjë këtë përballje dhe me anë të një deklarate mesditeën e kësaj të marte, organi më i lartë i futbollit në Evropë fillimisht ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së 22-vjeçarit e më tej ka njoftuar se përballja e sotme do luhet në datën 18 ose 19 gusht. Ndërkaq, masë tjetër që do të merret është dhe mungesa e tifozëve si mysafirë, pra e thënë shkurt, ndalohen tifozët kroatë në stadiumin e AEK dhe ndalohen tifozët grek në stadiumin e Dinamo Zagreb, për të shmangur kështu incidente të tjera tragjike, si kjo e mbrëmjes së shkuar.

 

sfidanti.al